Në Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së diplomuan kadetët e gjeneratës 2021

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, sot u mbajtë ceremonia ushtarake e diplomimit të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, respektivisht Qendrës për Studime Universitare të gjeneratës 2021.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant  Rrahman Rama, stafi i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHP të FSK-së,  atashe ushtarakë të vendeve partnere, oficerë të NALT-it, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar. Pas ceremonisë së nderimit të flamurit, me fjalë përshëndetëse, të pranishmëve iu drejtua, nikoqirja e ceremonisë,  komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), komandë brenda së cilës vepron edhe Akademia e Mbrojtjes dhe QSU, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Gjeneral Spahiu në adresimin e saj, u rikujtoi kadetëve rrugëtimin e përbashkët me të gjitha strukturat e komandës që udhëheq për të realizuar arritjen e standardeve më të larta profesionale dhe akademike me programin tejet sfidues për përgatitje psikike, fizike,  profesionale dhe intelektuale.

Nga ana e tij, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, në mesazhin e tij drejtuar kadetëve të diplomuar, i inkurajoi të qëndrojnë konsistentë në realizimin e synimeve me frymën dhe shpirtin luftarak gjithmonë duke ruajtur prestigjin e FSK-së dhe vlerat themelore të ushtarakut, si Detyrën, Nderin dhe Atdheun. Ai gjithashtu, shprehu falënderimin për partnerët tanë të cilët me mbështetjen e madhe mundësuan zhvillimin dhe avancimin e QSU-së.

Në emër të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, në fjalën e tij. zv.ministri Syla, i cili u rikujtoi kadetëve rrugëtimin me përplot sprova e sfida gjatë studimeve. Ai gjithashtu, shprehu besimin e plotë në suksesin  dhe fitoren e garantuar të tyre  në përmbushjen e misionit  gjatë shërbimit si lider ushtarak sepse gjithmonë do të udhëheqen nga vlerat e shenjta të ushtarakut,  Detyrës , Nderit dhe Atdheut.

Të gjithë shprehën mirënjohjen dhe falënderimin për mbështetjen e madhe nga ana e familjarëve të kadetëve, duke shprehur besimin se si oficerë nga sot do të arrijnë shkathtësitë e duhura për pjesëmarrje dinjitoze edhe në operacionet jashtë vendit që me gatishmërinë profesionale dhe morale t’i shërbejnë njerëzimit dhe paqes kudo që ka nevojë.

Ceremonia përkatëse vazhdoi me ndarjen e diplomave për 15 kadetët e diplomuar nga ana e ministrit Mehaj, zv.ministrit Syla,  gjeneral Ramës dhe gjeneral Spahiut. Në mesin e të diplomuarve ishin edhe dy kadetë nga Republika e Shqipërisë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close