Stoltenberg :FSK nuk mund të futet në veri pa marrëveshje me KFOR-in dhe NATO-n.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg sot në Kosovë u takua me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.

Në takimin me Kurtin, Stoltenberg ia bëri tejet të qartë Kurtit se FSK nuk mund të futet në veri pa  marrëveshje me KFOR dhe NATO.

Kështu tha në deklaratën e tij vetë Stoltenberg, ku kërkoi nga autoritetet e Kosovës t’i përmbahen marrëveshjes që është bërë në vitin 2013.

Në këtë marrëveshje parashihet mos-vendosja e trupave të FSK’së në veri pa pajtimin paraprak me KFOR e NATO.

“Unë mirëpres që autoritetet e Kosovës t’i përmbahen marrëveshjes që ne bëmë në vitin 2013. Që Forcat e Sigurisë së Kosovës të mos vendosen në Veri pa pajtimin paraprak me KFOR dhe NATO-n dhe ky është ende rasti. Kjo pasqyron gjithashtu ndjeshmërinë dhe sfidat. Dhe unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar të gjesh ekuilibrin e duhur dhe për të shmangur situatat që mund të minojnë, dhe dobësojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje, dhe për të shmangur gjithçka që mund të minojë dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Stoltenberg.

Derisa Kurti pak muaj pasi erdhi në pushtet u pyet në lidhje me deklarimin e tij të dikurshëm për një letër ku pretendohej se ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë kohës që ishte kryeministër kishte bërë marrëveshje me NATO që FSK nuk do hynte në veri të Kosovës, e për këtë Kurti tha se kjo marrëveshje ishte një shkëmbim letrash që vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Kosovës, sipas tij.

“Dhe unë vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në shkurt të vitit 2020. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për shkëmbim të letrave dhe s’mund të kërkojë llogari prej tij, por kam akuzuar titullarin e atëhershëm të institucioneve të Kosovës që ka vënë firmën për një shkresë të tillë. NJë problematik që i ka rrënjët që 8 vite më parë s’mund të adresohet e rregullohet në një takim të vetëm që ishte takim i parë në selinë qendrore të NATO-s, atëherë e kam çuar këtë çështje në prokurori dhe i mbetet për trajtim. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe NATO-s do të vinë duke u thelluar dhe nuk keni nevojë që të brengoseni”, pati thënë Kurti, shkruan GazetaMetro.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pati publikuar një letër ku pretendonte se Hashim Thaçi në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë ”marrëveshje sekrete” me NATO-n, që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të hyjë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Letrën kryeministri Kurti ia kishte dërguar asokohe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani (tani presidente e vendit) ku mes tjerash Kurti ngre edhe çështjen e shkarkimit të Presidentit, nëse siç thotë “konstatohet se ai ka bërë shkelje kushtetuese”.

Shkëmbimi i letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen është bërë me 19 prill të vitit 2013.

Por Kurti sot në takimin me Stoltenberg, zgjodhi të hesht përderisa mesazhi i sekretarit ishte shumë i qartë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close