Shqiptarët flenë gjumë përderisa serbët xhirojnë film për të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë”!!

Jelena Trivan kryesuese e Bordit Drejtues të FCS- Filmski Centar Srbije,thotë:”në vjeshtë do të xhirojmë filmin mbi “Shtëpinë e verdhë” regjinë e së cilit do e bëjë një regjisor amerikan.Kështu të paktën e thotë vet ajo.

Ky film sipas saj do të bëhet mbi “dëshmitë” e Carla del Ponte-s!

Akademitë tona ,regjisorët tonë,shteti,po flejnë gjumë.Koha po kalon,vitet, po ikin edhe dëshmitarët.

Shqiptarët nuk janë në gjendje t’i dëshmojnë e t’i shfaqin krimet e tmerrshme që serbet bënë mbi ta ,përderisa këta serbet investojnë edhe dinarin e fundit për ta përmbysur të vërtetën historike,që për fat të keq ia kanë arritur ,jo pak here duke investuar pasuri të mëdha në rrenat e tyre.

Shqiptarët po merren me vjedhjen e vendeve të tyre,me vrasjen e shoqi-shoit,me përhapjen e turqizmit,me drogë,por nuk po merren me kriminelët dhe krimet që ua bënë në shekuj.Ata më parë do i harronin gjithë këto krime se sa do të merreshin me to ose do të investonin ndonjë qindarkë për to.

Shqiptarët duhet kuptojnë se për të fituar diçka duhet të investojnë dhe të punojnë për të.

Kultura,filmi i realizuar mirë artistikisht kanë rëndësi të madhe në bërjen e opinionit.Prandaj shtetet tona duhet të investojnë për të realizuar vepra artistike të cilat do e shfaqin të vërtetën e dhumbshme e jo t’i lihet serbëve që nga agresori të shndrrohen në “viktimë”!!

Ky asht edhe obligim i shtetit për të mbrojtë interesin e popullit dhe viktimave të krimeve .Sepse “dëshmitë” dhe pretendimet e tilla si të del Pontes ,dhe Dick Martyt i kanë sjellë shqiptarët dhe luftën e tyre çlirimtare para do Gjyqeve ndërkombëtare!

Shkruan Xhelil Arifi


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close