Kryetari i Kuvendit Konjufca: Lufta e UÇK-së i dha vulën lirisë mbi të cilën s’ka kompromise

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në një fjalë rasti në shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese tha se 2 Korriku është momenti kyç i shprehjes së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës.

Tutje, Konjufca tha se sa herë flitet për  2 Korriku, duhet ta kujtojmë profesorin Gazmend Zajmi i cili ishte edhe përpilues i deklaratës.

E mes tjerash Konjufca tha se lufta e UÇK-së ishte hallka e fundit për largimin e okupimit serb

“Jemi mbledhur së bashku për ta shënuar një datë të rëndësishme për shtet ndërtimin e Kosovës. 2 korriku është momenti kyç i shprehje së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës. Sa herë flasim për deklaratën e 2 korrik duhet ta përmendim profesorin Gazmend Zajmin ai ishte përpiluesi i deklaratës së 2 korrikut, ku thoshte se është Akti i vetëvendosjes sonë politike”, transmeton E.O.

“Kurrë populli i Kosovës nuk ka qenë më i bashkuar. Lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së ishte hallka e fundit e përpjekjes sonë që morri formë të armatosur për largimin e serbëve. Pakoja e Ahtisarit u pranuar ashtu që të pranohej Kosova ndërkombëtarësh. Lufta e UÇK dhe rënia e dëshmorëve ia dhanë vulën rinisë sonë mbi të cilën nuk ka kompromise”.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close