Efekti i vaksinës antiCOVID-19 Johnson & Johnson zgjat deri në tetë muaj

ATSH/ – Vaksina antiCOVID-19 Johnson & Johnson siguron imunitet që zgjat të paktën tetë muaj dhe duket se siguron mbrojtje të përshtatshme kundër variantit shqetësues Delta, njoftoi kompania në një deklaratë.

“Të dhënat aktuale për tetë muajt e studiuar deri më tani tregojnë se vaksina antiCOVID-19 Johnson & Johnson me një dozë gjeneron një përgjigje të fortë antitrupash që nuk zbehet, përkundrazi, ne vëzhgojmë një përmirësim me kalimin e kohës”, tha Dr. Mathai Mammen, kreu e hulumtimit dhe zhvillimit në sektorin e kompanisë Janssen për Vaksinën J & J.

Studiuesit testuan gjakun e marrë nga 20 vullnetarë në një fazë të hershme, Faza 1/2 e provës së vaksinës.

Pfizer/BioNTech dhe Moderna kanë thënë të dyja se vaksinat e tyre me dy doza janë mbrojtëse për të paktën gjashtë muaj dhe studiuesit në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis raportuan në fillim të kësaj jave se studimet e tyre për vullnetarë e vaksinuar tregojnë se mbrojtja nga vaksinat mund të zgjasë edhe më shumë se kaq, madje për vite me rradhë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close