Antacidet e zakonshëm ndihmë për diabetikët

/ATSH/ – Një studim i botuar këtë muaj në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism zbuloi se disa frenues të pompës protonike (PPI), një lloj antacidi, mund të përmirësojnë nivelet e sheqerit në gjak te personat me diabet.
Meta-analiza rishikoi 12 studime mbi kontrollin glicemik dhe diabetin dhe zbuloi se PPI-të, të marra si shtesë e trajtimit standard, dukeshin më efektive në uljen e niveleve të glukozës, sesa vetëm terapia standarde.
Ata zbuluan, gjithashtu, se PPI-të mund të zvogëlojnë nivelet e hemoglobinës A1c (HbA1c) me rreth 0,36 % dhe të ulin sheqerin në gjak me 10 mg/dl te diabetikët.
Megjithatë, hulumtimet paraekzistuese sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i tyre mund të shoqërohet me mungesa të lëndëve ushqyese, reduktim konjitiv dhe një rrezik në rritje të sëmundjes së veshkave.
Ekspertët e shëndetit pajtohen me faktin se janë të nevojshme më shumë kërkime për të kuptuar më mirë nëse dhe si mund të përdoren PPI-të për të përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close