Laseri zbulon efektet e dëmtimit të shikimit në tru

/ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët milanezë kanë zhvilluar një teknikë të re joinvazive hetimi që përdor impulse të shkurtra lazer për të studiuar efektet e dëmtimit të shikimit në tru.

Teknika u testua me sukses në 98 persona me dhe pa glaukomë dhe hap rrugë të reja në studimin e kësaj sëmundjeje ende pjesërisht të panjohur, ndërsa në të ardhmen mund të përdoret drejtpërdrejt në klinikë për të vlerësuar kushtet e pacientëve.

“Për herë të parë, me këtë teknikë, u vu re se te pacientët me glaukomë përgjigjet cerebrale gjatë shikimit duken më të moderuara, sesa në grupin e kontrollit, duke konfirmuar një përfshirje të korteksit pamor cerebral jo vetëm nga pikëpamja anatomike, si strukturë e trurit, por edhe nga pikëpamja funksionale, domethënë në mënyrën se si truri u përgjigjet stimujve pamorë”, tha Rebecca Re nga Spitali Politeknik i Milanos.

Reagimi i ndryshëm i trurit është theksuar falë teknikës së re TD-fNIRS, një lloj spektroskopie që përmes impulseve të shkurtra lazer lejon të përcaktohet sasia e hemoglobinës me ose pa oksigjen të pranishëm në zona të ndryshme të trurit

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close