Zbulohen shenjestra të reja kundër mbipeshës

ATSH-ANSA/ – Analiza e më shumë se 640 000 pjesëve të gjeneve njerëzore që kontrollojnë prodhimin e proteinave ka lejuar identifikimin e varianteve të rralla që mbrojnë nga mbipesha, sipas një studimi të botuar në revistën “Science”.

Autorët e studimit u përqendruan në analizën e sekuencave gjenike për kontrollin e peshës në më shumë se 600 000 individë në SHBA, Meksikë dhe BM.

Për ta bërë këtë, ata analizuan dhe renditën ato shtrirje të fragmentuara të ADN-së që përmbajnë informacionin dhe që më pas mblidhen së bashku për të drejtuar sintezën e proteinave.

Biologët i quajnë ekzone këto sekuenca të kodimit të ADN-së.

Analizat kështu bënë të mundur identifikimin e “16 varianteve të rralla të gjeneve të lidhura fuqimisht me indeksin e masës trupore, në veçanti variantin Gpr75, i gjetur në rreth 4 nga 10 000 sekuenca, të cilat japin mbrojtje kundër mbipeshës në modelet laboratorike “, specifikuan ekspertët.

Megjithatë, hulumtuesit përfundojnë se janë faktorët gjenetikë ata që luajnë një rol thelbësor në ekuilibrin e energjisë dhe në rregullimin e yndyrës trupore, ndaj nuk është plotësisht e qartë se si gjenet dhe variantet e rralla mund të bëjnë të predispozuar ose të mbrojnë individët nga mbipesha.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close