Moti në Kosovë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtij vikendi dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Në fundjavë pritet të ketë mot me vransira e diell, derisa të hënën e të martën ka mundësi për shi. Por, nga e mërkura do të jetë sërish nxehtë e me diell.

Në fundjavën e partë të muajit korrik, parashihet të mbajë mot me vransira e diell, por me pak gjasa për riga lokale shiu vetëm ditën e diel. Të shtunën mbetet freskët, e ditën e diel pak më ngrohtë.

Në ditët e para të javës së parë të korrikut priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, e sipas parashikimeve të fundit, nga dita e mërkurë një i nxehtë nga Afrika veriore sërish sjell rritje të temperaturave edhe mbi 30C, e ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Në ditët e fundjavës cilësia e ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të kufizojmë qëndrimet më të gjata në rreze të diellit.

3.07 – Më freskët, me diell e gjatë ditës edhe vransira.  Në mbrëmje priten kthjellime.

4.07 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

5.07 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet mund të vazhdojnë edhe në mbrëmje.

6.07 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.  Paradite me mundësi për riga lokale shiu.

7.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e maksimalet mbesin në 25C ditën e shtunë, e nga dita e diel luhaten nga 27C deri 29, e nga e mërkura rriten edhe deri në 32C.

Era do të fryjë mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike ditën e nesërme në rritje, e më pas me tendencë të rënies deri ditën e hënë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close