PDK zgjedh sot kryetarin e ri të partisë

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Konventën e dhjetë me radhë të partisë në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Në njoftimin për media të kësaj partie bëhet e ditur se Konventa do të mbahet nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”.

Sipas PDK-së, kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close