Kryeministri ​Kurti: Kosova e përkushtuar për forcimin e partneritetit me shtetin e Iowa

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, të cilën e falënderoi për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Kosovës, në veçanti për atë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike. Ajo shprehu mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, veçanërisht për Programin e Partneritetit Kosovë- Iowa, që këtë vit përmbushë një dekadë.

Misioni i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, në zbarkimin e përbashkët në Kuvajt, u vlerësua për kontributin në paqen dhe sigurinë globale, por edhe për promovimin e Kosovës si aktor të përkushtuar për stabilitet afatgjatë.

Në takim u bisedua për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, përtej partneritetit ushtarak, edhe në fusha të tjera, si bujqësia, arsimi dhe tregtia.

Senatorja Ernst gjatë ditës është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close