Bukë me tamël, sekreti i qofteve të buta

Ju ka rastisur që të keni përgatitur qofte sipas udhëzimeve, por ato kanë dalë të thata dhe të forta?

Recetat e qofteve me mish të grirë mund të përmirësohen akoma dhe më shumë vetëm me një hap të lehtë.

Nuk ka rëndësi nëse i piqni, skuqni apo zieni, qoftet tuaja nuk kanë për të humbur butësinë dhe shijen e tyre perfekte asnjëherë.

Pikërisht buka e njomur me qumësht është arma juaj sekrete.

Përse e  themi me kaq shumë bindje? Sepse ka një sekret tek ky bashkim.

Kur mishin e grijnë apo e presin, ai lëshon disa proteina të cilat e bëjnë sipërfaqen e mishit të ngjitshme.

Këto proteina ndikojnë në shijen e mishit kur ai përdoret në recetat e ndryshme.

Për më tepër janë po këto proteina të cilat forcojnë mishit dhe e bëjnë atë të thatë sa herë që ju e skuqni, piqni apo zieni.

Kur flasim për mishin e grirë, proteinat ndikojnë dhe në volumin e tij. Pra sapo ju e skuqni shihni që mishi humbet volumin e tij dhe zvogëlohet.

Niseshteja që gjendet tek buka përthithë qumështin dhe arrin të krijojë një pastë me bazë niseshteje.

Kjo pastë mbështjellë proteinat e mishit duke i parandaluar proteinat e mishit të ngurtësohen dhe qoftet tuaja të humbasin butësinë.

Si të përgatisni bukën me qumësht për qoftet

Përbërësit

1 gotë me bukë të prerë në kubikë

1 gotë qumësht

Përgatitja

Vendosni copat e bukës në një tas dhe hidhni qumështin.

Këshillon që të siguroheni buka të jetë e mbuluar plotësisht.

Lëreni të përthithë qumështin për 10 minuta, derisa të shihni që masa të jetë zbutur plotësisht.

Pas kohës së nevojitur kulloni lëngun e tepërt dhe shtypeni masën me një pirun derisa të formoni një masë si brumë i qullët.

Për të përgatitur qoftet mjafton të shtoni gjysmë gotë me këtë përzierje në 450 g mish të grirë./agroweb

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close