Trishka me sherbet

Një traditë e hershme e recetave të ëmbla të kuzhinës shqiptare që padyshim lidhet me kujtimet e fëmijërive, pasi është një nga gatimet që nënat e gatuanin shpesh në raste festash e gëzimesh familjare.

Pavarësisht recetave të ndryshme të ëmbëlsirave sot, trishka ose e njohur ndryshe si keku me sherbet ka një ëmbëlsi të butë unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës por shija e saj të kënaq nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë e saj fantastike.

Më poshtë keni recetën e vjetër të përgatitjes së trishkës apo kekut me sherbet

Përgatitja e trishkës krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

300 gr miell

4-5 kokrra vezë të freskëta

100 gr sheqer

100 gr gjalpë i freskët

Një filxhan çaji kos

Gjysmë luge kafeje me sodë buke

Lëkurë e grirë portokalli ose limoni

Bajame

Për sherbetin

600 ml ujë

800 gr sheqer

Përgatitja

Si fillim, në një tas të thellë rrahim vezët bashkë me sheqerin, derisa ky i fundit të shkrijë.

Më pas shtojmë gjalpin, i përziejmë derisa masa të njëtrajtësohet.

Në vijim shtoni kosin, sodën, më pas miellin dhe lëkurat e grira të portokallit apo limonit dhe t’i përzieni që të gjitha bashkë.

Pasi masa është bërë homogjene e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë të tretur, sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Më pas e fusim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë. E lëmë të piqet derisa sipërfaqja të bëhet e kuqërremtë, fikim sobën dhe lëmë kekun derisa të ftohet.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lëmë rreth 15 minuta derisa të krijohet një shurup i plotë.

Pasi keku të jetë ftohur i hedhim sipër sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa ëmbëlsira ta përthithë atë tërësisht. Shërbehet pasi të jetë ftohur./agroweb

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close