245-vjetori i shpalljes së pavarësisë së SHBA-së/ Rama: Gëzuar 4 korrikun Amerikë

ATSH/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ndërsa ndau një foto të flamurit amerikan.

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë”, tha Rama.

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta.

Në Shtetet e Bashkuara 4 Korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close