Kryeministri Kurti uron Amerikën në Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në 245 vjetorin e pavarësisë.

Kurti shkruan se idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejtat individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturin- që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-vë vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individ anembanë botës.

Ai madje ka thënë se shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë i pazëvendësueshëm në arritjet e tona.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës. Në këtë ditë të pavarësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona. Gëzuar 4 Korrikun”, ka shkruar Kurti në “facebook”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close