MSh: Të gjitha vaksinat kudër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm përdorimi

Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm për përdorim. Për këtë ministria ka siguruar qytetarët duke i quajtur dezinformata raportimet lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë.

“Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt. Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë. Duke u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/)) për marrje të vaksinës kundër COVID-19, MSh rikujton faktin se Kosova është nga shtetet e rralla në rajon që nuk ka prauar të marrë vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSh për përdorim kundër COVID-19”, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close