Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, kazermat e FSK-së ngrisin flamurin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritët flamuri amerikan

Mehaj ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të nderuar të gjithë burrat e gratë e kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.

“Si Ministër i Mbrojtjes dhe si qytetarë i Republikës së Kosovës, uroj nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Miq të dashur amerikan,
Zyrtarë, diplomatë e ushtarakë,

Të dashur qytetarë të vendi tim,

Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.

Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut.

Si Ministër i Mbrojtjes dhe si qytetarë i Republikës së Kosovës, uroj nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës.

Urim të veçantë, gjithashtu, për të gjithë, ushtarakët e Forcave Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës.

Gjithashtu, një urim të veçantë edhe për të gjithë vëllezërit amerikan në armë me të cilët shërbyem së bashku në operacionet e përbashkëta.

Paqi gjithmonë bekimin e Zotit ju bashkë me vendin dhe bashkëkombësit tuaj.
Gëzuar 4 Korrikun!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close