BE-Hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe

ATSH-AA/ – Në Bashkimin Europian (BE) hyri sot në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike.

Komisioni Europian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.

Në kuadër të kësaj përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë.

Sipas KE-së, 80% e ndotjeve në detërat e botës e përbëjnë produktet plastike.

Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close