Ja pse nuk duhet t’i hudhni farat e shalqinit

Shalqini është një ushqim i preferuar, veçanërisht në verë, kur temperaturat janë të larta dhe ju kërkoni freskim. Tek ne konsumohet shumë shalqi gjatë sezonit sa është e mundur.

Shumë kush farat që janë brenda shalqirit ,i hedh kur e konsumon atë !Por a e keni ditur se ato janë shumë të dobishme për shëndetin!

Në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha vetitë shëruese të tyre, farat duhet të zihen, bluhen ose pjeken.

Farat e shalqinit përmbajnë fibra dietike të nevojshme për funksionimin normal të aparatit tretës, ndihmojnë në rast të parazitëve të zorrëve, si dhe në trajtimin e pacientëve me verdhëz, sëmundjeve të ujit dhe pezmatim në organizëm.

Farat e shalqinit përmbajnë substancën citrulinë, e cila vepron si një antioksidant, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e aterosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe mosfunksionimit erektil tek burrat.

Ata gjithashtu forcojnë zemrën, por edhe të gjithë muskujt në trup. Përdorimi i këtyre farave, qoftë në formën e çajit apo si nack, rekomandohet për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, por edhe për shkëlqimin, shtrëngimin dhe bukurinë e lëkurës, dhe ato janë një mjet i shkëlqyeshëm, si dhe vetë shalqiri për forcimin e epshit dhe potencës te burrat.

Çaji nga farat e shalqinit është një nga ilaçet më të mira për pastrimin e veshkave dhe fshikëzës. Heq gurët në veshka dhe rërën, pastron fshikëzën dhe traktin urinar dhe gjithashtu rekomandohet për diabetikët si një mjet efektiv për trajtimin e diabetit të tipit 2.

/përgatitur nga proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close