Megjithëse vit pandemik diaspora shtyllë e rëndësishme e Kosovës

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre mujorin e parë të këtij viti, remitencat kanë arritur shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019.

Profesori universitar Muhamet Sadiku deklaron se lidhja e bashkatdhetarëve me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit Vendor.

“Edhe për kundër problemeve që ka sjellë pandemia, megjithatë lidhja e diasporës me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit në vend. Remitencat janë treguar burim i sigurt dhe afatgjatë i zhvillimit ekonomik të Kosovës pavarësisht se 90 për qind e remitencave shkojnë në mbulimin e konsumit familjar në Kosovë. Kjo është një strukturë e ndërtuar nga niveli i lartë i papunësisë dhe niveli i lartë i varfërisë, prandaj familjet kosovare derisa ekziston kjo situatë sociale. Parat e diasporës në një përqindje të vogël orientohen në investime për hapjen e vendeve të punës”, theksoi Sadiku.

Ai shtoi se një pjesë e madhe e këtyre parave shkojnë në mbulimin e importit të madh, pasi Kosova i ka 2,4 miliardë euro në vit import.

Sipas studimeve të ndryshme, për orientimin e remitencave në investime, Kosova duhet të ndërtojë një mjedis biznesor të favorshëm për investitorë të huajë e nga diaspora.

Ndërsa, zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti thotë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress se përgjatë muajve, janar-mars remitencat kanë arrit 243 milionë euro.

“Vlera totale e remitencave për tremujorin e parë të këtij viti (janar-mars 2021), ishte 242.9 milionë euro, që është më e lartë për 55.6 milionë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 187.3 milionë euro”, thotë Ahmeti.

Ndërsa, kujtojmë që në mbledhjen e fundit të ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Kurti është marrë vendim që të mbulohen shpenzimet e policës kufitare në vlerë deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close