Naftë falas për fermerët/ 20 651 aplikime

ATSH/ Në total janë 20 651 aplikime nga fermerët në gjithë vendin për të përfituar naftë pa akcizë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një informacion të detajuar lidhur me këtë skemë mbështetjeje për fermerët, e cila ul kostot e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore.

“Mirëmëngjes dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë rrit po ashtu konkurrueshmërinë e produkteve dhe eksporteve bujqësore si dhe formalizon aktivitetin bujqësor.

Fondi në dispozicion është 10 milionë dollarë dhe për prezantimin e kësaj skeme janë zhvilluar takime në të gjithë vendin.

Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barazvlerë të lehtësimit fiskal. Nga çmimi mesatar vjetor i naftës janë zbritur akciza 37 lekë/l, taksa e qarkullimit 27 lekë/l, taksa e karbonit 3 lekë/l, që në total bashkë me TVSH-në shkon 80,4 lekë/l.

Aplikimi kryhet online në portalin e-Albania, me vetëdeklarim nga vetë fermeri.

Aktualisht janë 33% më shumë fermerë të pajisur me NIPT, ndërkohë që përfituesit sipas qarqeve janë: Në qarkun Berat 1705 përfitues; në qarkun Dibër janë 984 përfitues; në qarkun e Durrësit 639 përfitues; në qarkun Elbasan janë 1557 përfitues; në Fier janë 5186 përfitues; në qarkun Gjirokastër janë 520 përfitues; në qarkun Korçë janë 5802 përfitues; në qarkun Kukës janë 78 përfitues; në qarkun Lezhë janë 258 përfitues; në qarkun Shkodër janë 882 përfitues; në qarkun Tiranë janë 915 përfitues; në qarkun Vlorë janë 687 përfitues.

Sipërfaqja e tokës së mbjellë për të cilën është përfituar naftë falas është 56 500 ha, ndërsa pas aplikimit çdo përfitues u pajis me kartën e naftës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close