Ministri Vitia: Në fund të muajit arrijnë në Kosovë vaksinat e blera nga Pfizer

Nga sot ka nisur vaksinimi masiv kundër covid-19, në gjithë Kosovën. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë vizitës që bëri në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” tha se nga sot po hyjmë në një fazë të re të vaksinimit dhe kjo shënon një momentum për kthim në normalitet.

Vitia njoftoi se në fund të këtij muaji do arrijnë një kontigjent i vaksinave të blera nga Kosova nga kompania Pfizer, derisa tha se pritet edhe arritje e 40 mijë dozave nga COVAX.

Ministri i Shëndetësisë tha se tashmë janë bërë te gjitha përgatitjet e nevojshme për realizim të këtij procesi.

Kreu i shëndetësisë kosovare tha se në bazë të kapaciteteve aktuale të vaksinave synohet vaksinimin deri në 350 mijë personave në muaj, derisa shtoi se prioritet është vaksinimi i 60 përqind të popullatës deri në fund te vitit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close