Kancelari Kurz: BE s`do të jetë e plotë pa anëtarësimin e gjithë Ballkanit Perëndimor

Kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi sot se Ballkani Perëndimor është në afërsi të Austrisë dhe se është shumë i interesuar për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të këtij rajoni.

“Ballkani Perëndimor është një rajon në afërsi të Austrisë, me të cilin ne jemi të lidhur shumë njerëzisht, ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor,” tha Kurz në video samitin e Berlinit, që po mbahet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, raporton agjencia austriake e lajmeve APA.

Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, përveç udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, marrin pjesë edhe kryeministri slloven, Janez Jansa, presidenti francez Emanuel Macron, kryeministrin italian Mario Draghi dhe kancelari austriak Sebastian Kurz.

Portali Euractive në Poloni njoftoi se edhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki do të marrë pjesë gjithashtu në mbledhje.

Sipas iniciatorëve të këtij formati, takimet e zyrtarëve të BE-së me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit që nga viti 2014, synojnë të inkurajojnë stabilitetin dhe dialogun paqësor në fqinjësinë e BE-së.

Kancelari austriak Kurz tha se në takimin e sotëm, përveç mbështetjes së integrimit evropian të rajonit dhe bashkëpunimit rajonal, lufta kundër pandemisë, migrimit dhe bashkëpunimit ekonomik do të jetë në plan të parë.

“Qëllimi jonë sot është të konfirmojmë perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me të,” tha Kurz, raporton APA./rtklive.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close