Ka vdekur Raffaella Carrà,një ikonë e muzikës dhe televizionit italian

ATSH-ANSA/ – Prezantuesja, balerina, aktorja dhe këngëtarja ikonë e spektaklit italian, Raffaella Carrà vdiq sot pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi koreografi Sergio Japino.

“Raffaella na la. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku humaniteti i saj, e qeshura e pangatërrueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, tha Japino duke iu bashkuar dhimbjes së nipave e mbesave të saj Federica dhe Matteo, Barbara, Paola dhe Claudia Boncompagni, miq gjatë gjithë jetës dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë.

“Raffaella Carrà ndërroi jetë në orën 16:20, pas një sëmundjeje që për ca kohë sulmoi trupin e saj aq të vogël, por plot energji, me një forcë të pandalshme, që e ka vënë atë në krye të sistemit të yjeve botërore, një vullnet i hekurt që nuk e braktisi kurrë deri në fund”.

Një grua e jashtëzakonshme por e pajisur me një thjeshtësi të madhe.

Ajo nuk pati fëmijë, por gjithmonë thoshte se kishte mijëra prej tyre: 150 000 fëmijët e adoptuar në distancë falë “Amore”, programi që kishte më përzemër.

Në amanetin e fundit, Raffaella ka kërkuar një arkivol të thjeshtë druri të papërpunuar dhe një urnë për të mbajtur hirin e saj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close