Pesë të arrestuar, dyshohen për “Keqpërdorim të Pozitës-Autoritetit Zyrtar”

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës në Gjilan kanë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për  “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Siç bëhet e ditur, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kanë arrit të sigurojnë dëshmi relevante se personat e dyshuar me iniciale; (1. F.A; 2. F.R; 3. R.Sh;, 4. Sh.K; dhe 5. S.S; ).

Të njejtit, thuhet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej 9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.

“Tre të dyshuarit (komision) me iniciale (R. Sh.-Kryetar, SH .K. –Anëtar dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezentë “një menaxher të një punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender. Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 6,870.oo €+2877 €=9,747.oo€ (mbi rrugën e asfaltuar) dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e lartshënuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare.

Pas përfundimit të intervistave, është njoftuar prokurori i lëndës dhe me urdhër të tij, të dyshuarit me iniciale (1. F.A. dhe 2. F.R.) ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa të dyshuarit me iniciale (3. R.Sh., 4. Sh.K., dhe 5. S.S.) janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin hetime aktive ende janë në proces, transmeton Telegrafi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close