Dhuna seksuale që kryen barbarët serbo-çetnik ndaj femrave shqiptare u përdor për shfarosjen e grupeve etnike

Koment shkrimit: 

 

Dhuna seksuale që kryen barbarët serbo-çetnik ndaj femrave boshnjake në gjenocidin e vitit 1992-1995, dhe dhuna seksuale që kryen të njëjtët barbarë ndaj femrave shqiptare të Kosovës në gjenocidin e vitit 1998-1999, u përdor për shfarosjen e grupeve etnike, (thënë më mirë, boshnjakëve dhe shqiptarëve), për t’i shtyrë ata të largoheshin dhe t’i terrorizonin aq brutalisht sa të mos ktheheshin më. Një grua që terrorizohet  në mënyrën më të tmerrshme që njerëzit e zakonshëm as që mund të imagjinojnë, bëhet një kujtesë e fuqisë dhe gatishmërisë së armikut barbar për të pushtuar dhe shkatërruar.

Është turp që Gjykata Themelore në Prishtinë, terroristin e fëlliqtë, ndryshe birin e kurvës Z.V. e dënoi vetëm me 10 vite burg, në vend të dënimit me minimum burgim të përjetshëm (nëse atje nuk ekziston dënimi me vdekje). Ata “profesionistët” që e prunë këtë vendim komik i këshilloj të kërkojnë trajtim në klinikën psikiatrike.

Përdhunimi seksual është një armë e fuqishme në luftë që shkatërron shoqëri të tëra nga brenda. Përdoret me qëllim kundër armikut për të terrorizuar dhe kontrolluar shoqërinë. Gratë dhe vajzat janë rrëmbyer si skllave seksi dhe përdoren gjithashtu si “shpërblime” për ushtarët. Kjo përdoret si torturë, dhe në disa raste për përhapjen e qëllimshme të HIV-it./Aurel Dasareti

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close