Moti sot në Kosovë

Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrika Veriore.

Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte.

Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Indeksi UV, përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se korriku është muaji i korrje-shirjeve.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close