Vapë e madhe në Skandinavi

Shtetet e Skandinavisë gjatë fundjavës së kaluar kanë shënuar temperatura që iu afruan rekordeve. Në disa vende, termometri shkoi deri në 34 gradë, që është shifër e pazakonshme për Evropën Veriore.

Temperaturat e fundit u shënuan pasi instituti kombëtar meteorologjik i Finlandës e regjistroi temperaturën mesatare më të lartë për muajin qershor që nga koha kur kishin filluar matjet – më 1844.

Kevo, në pjesën veriore të Finlandës, të dielën regjistroi temperaturë 33.6 gradë, që është më e larta që nga viti i largët, 1914, kur ishte shënuar temperatura 34.7 gradë. Edhe në disa pjesë të Suedisë u regjistruan temperatura rekorde për qershor, shkruan The Guardian.

Instituti meteorologjik i Norvegjisë regjistroi temperaturë 34 gradë në Saltdal, rajon që shtrihet afër Qarkut Polar. Kjo ishte temperaturë rekorde për Norvegjinë këtë vit dhe vetëm 1.6 gradë larg rekordit norvegjez të të gjitha kohërave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close