Qeveria e Kosovës ofron bono për diasporën në vlerë 20 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur konferencë për media për të prezantuar nismën për bonot për diasporën.

Murati tha se shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro, po që mund të shkoj drejt rritjes deri në 50%.

Ndërsa shuma minimale për blerje është 10 mijë euro ndërsa ajo maksimale 500 mijë euro.

“Arsyeja pse ju kemi thirrur ka të bëjë me përmbushjen e një premtimi me Bonot e diasporës, fjala është për dy instrumente Bono 3 vjeçare dhe 5 vjeçare. Periudha e shitjes do të jetë prej datës 21 korrik deri me 30 gusht shuma totale që është paraparë 20 milionë euro, por sipas rregullores mund të rritet deri në 50%”.

“Bonot janë investim i garantuar kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi. Shuma minimale është 10 mijë euro kurse ajo maksimale për një preson apo bankë është 500 mijë euro”.

Sipas tij, interesi vjetor do të jetë 1.20% ndërsa për 5 vjet 2.20% në vit, raporton EO.

“Në Evropë normat janë negative, kurse në Kosovë normat janë pozitive dhe ka një leverdi dhe është parë si instrument që e mobilizon kapitalin e diasporës”, tha Murati.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close