Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i përket familjes së BE-së

ATSH-ANSA/ – Ballkani Perëndimor i përket familjes sonë europiane, por kemi ende shumë për të bërë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp së bashku me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe kryeministrin slloven, Jansa.

“Aspirata jonë duhet të jetë pajtimi i kësaj familjeje europiane”, theksoi ajo.

Ursula von der Layen, e cila foli menjëherë pas kryeministrit slloven, e përshëndeti gatishmërinë e Sllovenisë për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në rendin e ditës, ndër të tjera me organizimin e samitit të tetorit.

”Jam e bindur që samiti me Ballkanin Perëndimor do të dërgojë një sinjal të rëndësishëm për vendet e interesuara se ata janë partnerë thelbësorë strategjikë për BE-në dhe shpresoj që presidenca sllovene të jetë në gjendje ta japë dritën jeshile për procedurat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në interesin tonë personal dhe është një çështje kredibiliteti, një premtim i bërë në BE duhet të përmbushet”, theksoi ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close