Çmimi i naftës në nivele rekord pas mosmarrëveshjeve të OPEC-ut

ATSH-DPA/ – Çmimet e naftës bruto u rritën sërish për të arritur nivelet e tyre më të larta që nga viti 2018 pasi OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale.

Të ardhurat e naftës së papërpunuar të Brent u rritën me 0,3% në 77,36 dollarë, duke u ngjitur mbi 77 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2018 këtë javë.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, një grupim i njohur si OPEC +, braktisi bisedimet e prodhimit të naftës të hënën mes bllokimit saudito-emiratas.

Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Nuk u caktua asnjë datë për rinisjen e bisedimeve, por ministri irakian i Naftës, Ihsan Abdul Jabbar tha se shpresonte që brenda 10 ditësh të caktohej një datë për një takim të ri të OPEC+.

Analistët paralajmëruan se tërheqjet e mëdha të inventarit dhe pasiguria për furnizimin e ardhshëm do të shtojnë presionet inflacioniste afatshkurtra që kërcënojnë të dëmtojnë rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Administrata Biden i ka kërkuar grupit të marrë veprime të përbashkëta.

Shtëpia e Bardhë po “monitoron nga afër negociatat e OPEC+ dhe ndikimin e tyre në rimëkëmbjen ekonomike globale”, tha një zëdhënës i saj./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close