EURO 2020 – Italia finalistja e parë

ATSH/ – Italia kaloi sonte në finalen e Euro 2020, pas penalltive (4-2) kundër Spanjës, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ”Wembley” u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes së gjykuar nga gjermani, Brych, ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Chiesa (60′), ndërkohë që spanjollët barazuan me Morata (80′).

Shtesa prej 30 minutash nuk solli asgjë të re për të dy ekipet, që më pas iu drejtuan penalltive, ku italianët u treguan më të saktë (4-2).

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet nesër mes Anglisë dhe Danimarkës, po në këtë stadium.

Finalja e Euro 2020 do të luhet më 11 korrik sërish në ”Wembley”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close