Shefi i kabinetit të Presidentes,Vela:Vulini,këlysh i Mira Markoviqit gjatë viteve 1990

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela, deklaroi se Aleksandar Vulin i shërben Presidentit Vuçiq me të njëjtin përkushtim siç i kishte shërbyer Sllobodan Millosheviqit.

Kjo si reagim ndaj fyerjeve që kishte nxjerrë nga goja Vulin i cili si reagim ndaj intervistes së presidentes Osmani dhënë “Der spiegel” kishte thënë :

“Nëse Osmani do të kishte fytyrë, sikur ka stomakun, për gënjeshtrat që thotë, ajo do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para” shtëpisë së verdhë “dhe serbëve të vrarë për trafik organesh …”

Vela ka reaguar me një shkrim të postuar në Twitter. “Këlyshi Mira Markoviqit (bashkëshortja e Millosheviqit) gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëri i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotriut të tij aktual Aleksandar Vuçiq me të njëjtën energji dhe përkushtim sikurse i shërbeu Millosheviqit. I neveritshëm!”, shkroi ai në Twitter.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close