Gjenerali Clark: Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovës

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark në konferencën e përbashkët me ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj tha se është i impresionuar me demokracinë e lirinë e Kosovës.

Ai u shpreh falënderues për ftesën dhe shtoi se është i nderuar që gjendet në Kosovë.

“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”, raporton Ekonomia Online..

Kurse ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se gjenerali Clarck ka rol vendimtar në çlirimin dhe lirimin e Kosovës.

Mehaj theksoi se ka njoftuar Clarck për rolin dhe të arriturat e FSK-së.

Ai ka treguar se shkollën e FSK-së ndo ta emërojë Qendra Universitare Wesley Clarck.

“Sot kemi nderin të mirëpresim në Kosovë gjeneralin historik të SHBA-së, gjeneral Clarck ka rolin kyç dhe vendimtar në çlirim e Kosovës dhe lirinë e Kosovës. E informova gjeneralin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-ja ka bërë arritje të mëdha dhe po shndërrohet në forcë moderne”.

“FSK-ja ka prioritet integrimin në NATO. Për ndër të gjeneralit historik do të emëroj shkollën tonë të oficerëve të FSK-së me emrin Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clarck”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close