Policia e Kosovës me apel për qytetarët pas rritjes së temperaturave

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit pasi tashmë ka filluar sezoni i verës që si pasojë e temperatuarve të larta ndikojnë në rritjen e rrezikut të përfshirjes së zjarrit në sipërfaqë të hapura, malore dhe fushore.

Apeli i plotë i Policisë:

Qytetarë të nderuar, tashmë jemi  në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.

Reagimi ne rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!

Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë.

•Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks,  nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).  Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

•Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

•Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit   192,

•Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit   194.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close