LETER E HAPUR MINISTRIT TE KULTURES, KOSOVË, QEVERISË MUSTAFA, PARLAMENTARËVE KOSOVARË!

LETER E HAPUR MINISTRIT TE KULTURES, KOSOVË, QEVERISË MUSTAFA, PARLAMENTARËVE KOSOVARË!

Te nderuar zoterinj!


Ne jemi disa studjues shqiptare te Shqiperise Politike qe ne vazhden e interesimit tone per te gjitha trojet tona etnike, zhvilluam dhe nje tur ne disa pika arkeologjike te Republikes se Kosoves! Midis te tjerash ishim edhe ne NOVO BRDO, per te cilen duam te falenderojme dhe av. Ruzhdi Gagica I cili u be dhe udherefyesi yne.
Kur po I ngjiteshim malit dhe po I afroheshim kalase, pame nga larg se ne keshtjelle po punonin nje numer jo I vogel punetoresh te cilet po restauronin totalisht keshtjellen! Na u be zemra mal sepse pamje te tilla ralle I shikon ne kete gjysem-Shqiperine tone! Kur shkuam prane keshtjelles pame se numri I tyre ishte afro 100! Ne pjeset e restauruara kalaja po merrte forme te bukur ndaj syri na u ngop dhe me gjithe zemer u thashe punetoreve “Puna e mbare vellezer, zoti ju bekofte per punen qe beni!”


Por per mua qe nuk di asnje fjale sllavisht, pergjigja ishte nje lloj “zdrasje!” qe nuk e kuptova fare! Kuptova shpejt se flisja me punetore sllave! Pasi fola perseri shqip, me gezim te drojtur mu afruan disa djem qe me folen ne gjuhen tone te bekuar: “prej kah vjen vlla?” , “Qka ke dasht me ardh qysh ktu?: Do gezohesha nese do shihja se krahas shqiptareve ne kantier do kishte dhe sllave sepse do ishte nje shenje vellazerimi, por natyrisht nuk me erdhi mire kur pashe se shumica e punetoreve ishin slave! Aq me keq me erdhi kur pashe se drejtuesit e punimeve (arkitekt, historian, arkeologe) pervec nje kroati, qe te gjithe vinin nga Beogradi! “prap shkiat jan tu na komandu!”, “nuk t lajn me ba foto!”, mu pergjigj me dhimbje nje djale tjeter!
Me gjithe kundershtite e serbeve, natyrisht nuk mund te kthehesha pa bere foto (ndonese jo aq sa e si desha), fale vetem ndihmes se bashkombasve tane.

auto_kalaja-e-artanes
Te nderuar drejtues te Martires Kosove!


Po si eshte e mundur qe ne restaurimin e nje monumenti kulture te Republikes se Kosoves nuk ka asnje supervisor te shtetit kompetent? Si eshte e mundur qe pas gjithe atij gjaku te derdhur per ate identitet shqiptar te Kosoves u lihet kaq hapur e kaq shume dore e lire serbeve ta shkruajne historine tone me doren e tyre? Po a e kuptoni se edhe fshehja e vetem dy-tre artefakteve mund te ndryshoje identitetin e gjithe Monumentit? Ku ishte prezenca e detyruar me ligj e shtetit te Kosoves ne kete Monument kulture? Ne kantier punonin rreth 100 punetore e dukej se kishin shume nxitim ti perfundonin punimet…, mos valle roli I shtetit kosovar eshte vetem tu jape vulen perfundimtare punimeve nepermjet prerjes se shiritit?
A ka mundesi qe te jemi kaq te verber sa te mos dime asgje mbi zhvillimin e ketyre punimeve kaq te rendesishme per historine e kombit tone? Apo ne paramendim e kemi cilesuar keshtjellen si serbe dhe ja kemi falur atyre edhe kete territor?
Si njohes me shume vite experience ne fushen e arkeologjise mund tju them me kompetence se atje po punohej ne kundershtim te plote te cdo lloj rregulli te germimit arkeologjik dhe restaurimit. Kur hyra brenda citadeles, pashe se aty nuk po zhvillohej fare nje germim arkeologjik!!! Ajo cka pashe, ishte vetem nje zbrazje e mases se dheut me kazma, lopata e karroca pa asnje nga rregullat me minimale te germimit arkeologjik! Nuk ka historian e arkeologe ne Bote qe nuk e kupton se atje po punohet ne kundershtim me ligjin dhe ne menyre vrastare ndaj monumentit! Nderkohe qe kthinat zbraseshin me shpejtesine e drites, perreth ngriheshin muret! Keto jane dy operacione te ndryshme teknike ku eshte rreptesisht e ndaluar qe restaurimi te behet pa mbaruar germimi arkeologjik! Por aty, te dy operacionet ishin shkrire ne nje; ligjet shkeleshin me te dyja kembet dhe bashke me to edhe identiteti I keshtjelles. E them me bindje kete, sepse brenda keshtjelles, midis te tjerash pashe edhe nje kishez te vogel, me siguri shume here me e hershme se sa sllavet te dukeshin ne kete troje, ndaj te ciles jo vetem qe nuk po tregohej ndonje interes I vecante, por kazma e punetorit sllav po germonte pikerisht mbi afresket e kesaj kisheze ku une dallova me veshtiresi vetem disa vijezime me nje pigment te erret!!!

Te nderuar zoterinj drejtues te Kosoves!


Neglizhenca juaj shkaterron identitetin e monumenteve tona! Mos lejoni te na fshihet historia, pa ate nuk ka te ardhme! UNESCO ka dhene vertet paret, por kushdo qe e fiton projektin, ju mund ti vini kusht se te pakten gjysma e stafit drejtues duhet te jete nga historian dhe arkeologe te Kosoves. Ne se nuk I keni keta specialiste, mund ti huazoni edhe nga Shqiperia. Me siguri, historianet dhe arkeologet tane, nuk do lejojne masakra te tilla mbi monumentet tona te kultures!

Me respekt Engjell Gishti

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close