Miratohet buxheti 2022 për UNMIK-un

Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar buxhetin e misionit paqeruajtës në Kosovë për vitin në vijim. Duke filluar që nga 1 korriku 2021 deri në 30 qershor të 2022, UNMIK do të kushtojë 41. 298. 500 dollarë.

Pjesa më e madhe e buxhetit harrxhohet për të financuar kostot e personelit. Gjithsej, 32. 534. 400 dollarë. Personeli i përgjithshëm i UNMIK-ut përbëhet nga 348 vetë, prej të cilëve 312 civilë dhe 9 ekspertë civilë, si dhe 18 nën uniformë, prej nga 10 policë dhe 8 vëzhgues ushtarakë. Për personelin nën uniformë jepen 768 500 dollarë. Për UNMIK-un punojnë po ashtu 21 vullnetarë.

Pjesa tjetër e buxhetit jepet për shërbimet dhe pajisjet 2 784 500, për infrastrukturën dhe objektet

2 732 200 dollarë, për komunikacionin 1 869 800 dollarë. Po ashtu shpenzime ka për konsultime, udhëtime, shërbimet mjekësore.

Buxheti i UNMIK-ut në vitet e para ka qenë më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

OKB financon 12 misione paqeruajtëse në botë, pjesa më e madhe e të cilave në kontinentin afrikan, me një buxhet të përgjithshëm prej rreth 6 miliardë dollarësh. Misionet e OKB në Mali, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Kongo i kanë buxhetet më të larta se 1 miliardë dollarë. Misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së në Europë përveç Kosovës ndodhet në Qipro, me një buxhet prej rreth 55 milionë dollarësh.

UNMIK-u, po ashtu si misionet e tjera paqeruajtëse, financohet nga një llogari financiare e veçantë, ku shtetet kontribuojnë sipas një formule të caktuar dhe që aprovohet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme./DW

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close