E përditshmja gjermane “Bild”:Kina po mbledh të dhëna gjenetike nga gratë shtatzëna gjermane për qëllime ushtarake!

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se Kina po mbledh të dhëna gjenetike nga gratë shtatzëna gjermane.

Sipas shkrimit në kët të përditshme, qëllimi mund të jetë zhvillimi i viruseve të modifikuara gjenetikisht, të cilët mund të përdoren si armë gjenetike dhe kujton se këshilltarët e qeverisë amerikane paralajmëruan në mars të këtij viti se Kina po punonte për një teknologji të tillë.

Sipas Reuters, kompania kineze BGI qëndron pas gjithçkaje, dhe shton se shet provë jo-invazive të NIFTY paranatale në 52 vende të botës.

Me këtë test, gratë shtatzëna mund të përcaktojnë nëse fëmija i tyre do të lindë i shëndetshëm.

Sipas Bild-it, BGI ka kështu një bazë të dhënash të madhe të nënave dhe embrioneve, dhe kjo kompani, pretendon Reuters, po studion për ushtrinë kineze.

Testet BGI shpërndahen në Gjermani nga kompania “Eluthia”, e cila konfirmoi se të gjitha analizat kontrollohen nga Kina në laboratorët në Hong Kong.

Sidoqoftë, ata shtojnë se ekziston një marrëveshje për pajtueshmërinë me ligjet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave dhe se testet nuk janë analizuar në laboratorët BGI.

Por, thekson “Bild” në faqen “Eluthia”, është e qartë se analizat janë kryer në laboratorët partnerë të BGI. Kompania gjermane përjashton mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave nga Kina, duke deklaruar se BGI nuk ka të drejtë të përdorë mostrat e marra nga Gjermania për qëllime shkencore të çdo lloji.

“Bild” tregon në atë se kompania “Eluthia” padyshim nuk është e sigurt nëse kinezët e respektojnë marrëveshjen. Gjegjësisht, pasi për këtë shkroi “Reuters”, kompania gjermane u dërgoi një email përdoruesve të saj me një kërkesë për të informuar pacentet në lidhje me shkrimet e mediave.

Edhe pse “Bild”e thotë se nuk është e sigurtë nëse kinezët po respektonin marrëveshjen,ne mund të shtojmë me siguri se ata nuk e respektojnë.Për kinezët shumë marrëveshje e ligje perëndimore janë të tilla që për ta nuk vlejnë.Nuk do mend se Kina gjatë gjithë kohës së ngritjes ekonomike ka vjedhur rregullisht mostra dhe kërkime shkencore nga perëndimi për të krijuar industrinë e saj dhe kurrë nuk i ka dhënë askujt një llogari të vetme.Pse do të ishte edhe kësaj radhe ndryshe!?

 

/Përgatitur nga proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close