Vaksinimi intensiv kundër COVID-19 ka shpëtuar 100 000 jetë në Shtetet e Bashkuara

ATSH-DPA/ – Fushata intensive e vaksinimit ka kontrolluar dukshëm pandeminë në SHBA, sipas një raporti nga ekspertë të Shkollës së Shëndetit Publik të Jejlit.

Studimi arrin në përfundimin se ritmi me të cilin personat u vaksinuan ka shpëtuar më shumë se 100 000 jetë amerikanësh dhe ka parandaluar deri në 450 000 shtrime në spital.

Koordinatori i Përgjigjes COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients paralajmëroi se “ka të ngjarë të vazhdojë të ketë një rritje të rasteve Covid midis amerikanëve të pavaksinuar dhe në komunitetet me norma të ulëta vaksinimi”, veçanërisht duke pasur parasysh përhapjen e variantit më të transmetueshëm Delta.

“Pothuajse të gjitha shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 në SHBA tani ndodhin midis individëve të pavaksinuar”, shtoi ai.

Administrata e Biden është e angazhuar për të vaksinuar miliona individë më shumë gjatë muajve të verës.

Kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Ëalensky tha se varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin dhe vlerësohet të jetë varianti më i përhapur në SHBA.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close