Kryeministri Kurti takohet me ish-kryeministrin Tsipras, bisedojnë për pandeminë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi në Athinë liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras.

Zyra e kryeministrit njofton se në këtë takim u diskutua për përmirësimin e gjendjes në menaxhimin e  COVID-19 dhe reformat e vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë.

“Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët. ​

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close