​Arrestohen tre persona për dhënie dhe marrje të ryshfetit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot me datë 09.07.2021 si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. Me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, përfundon njoftimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close