Biden zotohet për veprime kundër sulmeve kibernetike nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se SHBA-ja “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden dhe Putin biseduan të premten në telefon.

Një gazetar e pyeti Bidenin pas bisedës nëse Rusia do të përballet me pasoja dhe ai tha: “Po”.

“Ia kam bërë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një sulm kibernetik vjen nga toka e tij – edhe nëse nuk është i sponsorizuar nga shteti – ata duhet të veprojnë, nëse ne u japim informacione të mjaftueshme se kush është”, u tha Biden mediave.

Kur një gazetar pyeti nëse SHBA-ja mund të sulmojë serverët e përdorur nga hakerët, Biden tha: “Po”.

Por, pas bisedës të premten, Kremlini tha se SHBA-ja nuk e ka kontaktuar Moskën në lidhje me sulmet kibernetike.

“Pavarësisht gatishmërisë nga pala ruse për të goditur bashkërisht veprimtarinë kriminale në sferën e informacionit, gjatë muajit të kaluar nuk është marrë asnjë kërkesë nga departamentet përkatëse të SHBA-së”, tha përmes një deklarate zyra e Putinit.

Një zyrtar i paidentifikuar amerikan i mohoi pretendimet e Rusisë, duke i thënë agjencisë së lajmeve AFP se administrata Biden ka bërë “kërkesa të shumëfishta, specifike për veprim”.

Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.

Kryesit e sulmit, që dyshohet se janë rusë, janë duke kërkuar 70 milionë dollarë për të zhbllokuar të dhënat e kompanive.

Rasti Kaseya është sulmi i tretë i madh kibernetik, i kryer në muajt e fundit, nga kriminelë që besohet se vijnë nga Rusia.

Në maj, hakerët kanë sulmuar operatorin më të madh të tubacionit të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline.

Në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.

Biden ka biseduar me Putinin për sigurinë kibernetike edhe gjatë takimit të tyre në Gjenevë, muajin e kaluar.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close