​Rruga e shembur rrezikon komunikacionin

Qysh në fillim të vitit 2021 ishte shembur një pjesë e asfaltit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj.

Edhe pas më shumë se shtatë muajsh kjo rrugë është në gjendje të njëjtë, duke penguar dukshëm komunikacionin.

Përveç pengesës, kjo rrugë përbën edhe rrezikshmëri të lartë, megjithatë shteti ende nuk ka gjetur vullnetin për ta riparuar.

Ekipi i KosovaPress-it qëndroi këtë të shtunë në këtë pjesë dhe solli pamje që tregojnë për gjendjen e rëndë të kësaj pjese të rrugës.

Kjo pjesë është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, dhe si pasojë e reshjeve kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.

Por ajo që tashmë dihet, kualiteti i dobët i punimeve del të jetë shkaku kryesor, pasi ende pa u mbushur një vit nga asfaltimi, ndodhi kjo shembje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close