Presidenti i Haitit u shqye me plumba, thotë gruaja e tij

E veja e plagosur e presidentit të Haitit tha se vrasësit “e shqyen” burrin e saj me plumba.

Martine Moise tha se sulmi ndodhi aq shpejt, saqë burri i saj, Jovenel, “nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë të vetme”.

Presidenti Moise u vra më 7 korrik në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Princ.

Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vrau presidentin.

Zonja Moise gjithashtu u plagos në sulm dhe u dërgua në Majami për mjekim.

Të shtunën, ajo postoi një mesazh me zë në faqen e saj në Twitter, duke u zotuar se do të vazhdojë punën e tij.

Një numër i njerëzve konfirmuan se është gruaja e presidentit.

“Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe shqyen burrin tim me plumba”, tha ajo, teksa përshkroi momentin kur sulmuesit vranë burrin e saj.

“Ky akt nuk ka emër, sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moise, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”, tha zonja Moise.

Ajo sugjeroi se burri i saj u bë shënjestër për arsye politike dhe përmendi një referendum për ndryshimet në Kushtetutë, i cili do të mund t’i jepte presidentit më shumë pushtet.

Moise, 53 vjeç, ka qenë president i Haitit – vendit më të varfër në dy Amerikat – qysh në vitin 2017.

Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close