Maqedoni,fillon vaksinimi pa termin i qytetarëve

Fillon vaksinimi pa termin i qytetarëve, kundër COVID-19 në Maqedoni të Veriut. Të gjithë ata të cilët duan të vaksinohen, por deri më tash nuk janë paraqitur, mund që pa termin të caktuar paraprakisht t’iu drejtohen pikave të vaksinimit në shtëpitë e shëndetit, spitale apo Poliklinika në qytetet e tyre.

Nëpër sallat e sportit nga nesër do të bëhet rivaksinimi i atyre të cilët veçmë kanë pranuar dozën e parë. Në Shkup vaksinim pa termin do të ketë në Poliklinikën Jane Sandanski, Bukuresht dhe Çair, të cilët do punojnë nga ora 7.30 – 19.30 të mbrëmjes. Nga nesër do të hapet pikë e re vaksinimi edhe në Poliklinikën në Shuto Orizare.

Nga nesër po ashtu fillon dhe vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 vjeçare. Në dispozicion për dozën e parë janë vaksinat Pfizer, Sinovak dhe Astra&Zeneca. Me vaksinën Pfizer kryesisht vaksinohen fëmijët, shtatzënat dhe gjidhënëset, ndërsa me Astra&Zeneca qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç. Deri më tash me dy doza janë vaksinuar mbi 245.000 qytetarë.

Të dielën sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 14 raste të reja me virusin korona. Nuk ka asnjë viktimë ndërsa dy persona janë shëruar. Raste aktive janë 184 persona.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close