Mbi 105 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, e deri më sot kur kemi rënie të numrit të rasteve, me virusin Sars-CoV-2 janë prekur 107 mijë e 854 qytetarë.

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), edhe numri i të shëruarve kalon shifrën e 100 mijë personave.

Sipas këtyre të dhënave nga marsi i vitit 2020 e deri më sot, 105 mijë e 457 qytetarë kanë arritur ta mposhtin betejën me coronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë:

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

Në total numri i rasteve aktive është 133.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close