Spanja e pranon se mosnjohja e Kosovës i shkakton probleme të konsiderueshme ndërkombëtare

-Është e vërtetë që mosnjohja e Kosovës shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare,ka thanë ambasadori i Spanjës në Beograd Raul Bartolome Molina në një intervistë për mediat beogradase.

“Nga ana tjetër, mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur nga deklarata e njëanshme e pavarësisë së atij territori,” ka shtuar Molina.

Në të vërtet,ambasadori spanjoll nuk e ka thanë të vërtetën e qëndrimit armiqsorë të politikës së vendit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës.

Qëndrimi i politikës spanjolle ndaj Kosovës ,herë herë asht pothuajse ma armiqsorë se sa i vet Serbisë. Ky qëndrim nuk asht fare parimor,siç mundohet ta paraqesë ambasadori,porse qëndrim që lidhet direkt me politikën e këtij vendi ndaj rajoneve spanjolle të cilat kërkojnë autonomi,ose pavarësi siç asht Katalonia.Kjo politikë ,sidomos ndaj Katalonisë asht edhe represive e cila mundohet të shtypë dëshirën e katalonasve për pavarësi.

Të mos harrojmë sjelljen e turpshme të shtetit spanjoll ndaj sportit dhe sportistav kosovarë!

Po të ishte politika spanjolle “parimore” ndaj pavarësisë së Kosovës duke arsyetuar me kinse “shkelje të së drejtës ndërkombëtare “,ajo do të duhej të merrete shembull mendimin e Gjykatës ndërkombëtare në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës e cila thotë se njejta nuk ishte në kundërshtim me po këtë të drejt.

Ajo ,Spanja si një shtet i vjetër Europian dhe i rëndësishëm në Bashkimin Europian do të duhej ti njohë të drejtat demokratike të popujve mu sikur bëjnë vende të tjera të rëndësishme europiane përreth saj,e jo të jetë kryneqe dhe të luaj avokatin e dreqit.

Nga Xhelil Arifi 12 korrik/proinformacion.com


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close