Simmons:”Më 2014 zbulova shumëçka për dokumentet që iu dhanë prokurorëve serbë”

Ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka deklaruar se gjatë kohës kur ishte kryetar kishte mundësinë që të hetojë raste kundër të akuzuarve me prejardhje serbe, e shumë prej tyre janë larguar përtej kufijve dhe se nuk është bërë e mundur që këta të dalin përballë gjykatës ndërkombëtare siç janë për shembull Dhomat e Specializuara.ons:

“Pse BE-ja nuk po e bën të mundshme që ata nga Beogradi të vihen para drejtësisë. Asokohe këto kanë nënkuptuar fajet që EULEX-i ka pranuar nga UNMIK-u dhe isha i njohur me prokurorët e EULEX-it në disa raste kam diskutuar për raste me prokurorët serbë.Në 2014 kam zbuluar shume dokumente të krimeve të luftës të cilat u janë dhënë prokurorëve serbë. Këto akuza për krime të supozuara të kryera nga persona të etnisë serbe gjatë luftës. Këto dokumente përfshinin informata për këta persona, por edhe të dhënat personale dhe detaje të dëshmitarëve me prejardhje shqiptare. Këto krime janë bërë në Kosovë kundrejt banorëve të Kosovës nga serbë, shumë prej të cilëve ishin edhe qytetarë të Kosovës. EULEX ishte një mision që ka kushtuar me miliona e miliona euro.Unë isha asokohe në Serbi ku po punoja me prokurorë serbë ku kanë thënë se kanë pranuar informata për hulumtim nga EULEX-i dhe nëse ju doni të hapni ndonjë hulumtim unë do tu jap informacione për këto hulutime. Unë e njoh mungesën të një traktati të dorëzimit të shtetasve dhe është bërë e qartë për mua se BE-ja dëshiron të evitojë një ballafaqim me Serbinë lidhur me përzierjen e personave me etni serbe që janë akuzuar për krime. Pse mos të kenë edhe Dhoma të Specializuara edhe për serbët në Gjykatën Speciale? Pse BE-ja mendon se serbët të mos merren me ato raste. E kanë ditur se nuk kanë as kapacitete as vullnet ta bëjnë”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Simmons deklaroi se në dialogun e viteve 2014-2015, Serbia ka folur vazhdimisht për rastet e dhunës gjatë luftës ku ishin të akuzuar ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ai theksoi se BE-ja ka dashur që të mos hetohen serbët që kryen krime, pavarësisht se çfarë prova kanë pasur.

“Autoritetet serbe në 10 vjet e kanë dënuar vetëm një person, në një mision që ka kushtuar me miliona miliona euro”, theksoi Simmons.

Simmons poashtu deklaroi se Gjykata Speciale është mekanizëm që Bashkimi Evropian e përdori si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tregoi se ndërkombëtarët nuk kishin besim në gjykatat e Kosovës. duke theksuar se “Gjykata Speciale ishte mekanizmi që BE-ja e përdori me Serbinë në dialogun Kosovë-Serbi”.

“Mendoj se këto janë parë si kritike nga BE-ja për zhvillimin e dialogut. Në një apel të zgjedhur të asaj kohe, një nga gjykatësit ishte një gjykatëse polake dhe gjykatësi drejtues poashtu polak dhe ishte thënë se këta gjykatës kishin një lidhje mes vete, por ata e kanë mohuar. Por ata publikisht e kanë mohuar, por më pas shqetësime janë shfaqur edhe nga njësitet tjera dhe kam kërkuar që vendimi e komunikimi jonë të shihet dhe ky ishte një shkëmbim email-ash, ku më 29 maj gjykatësi që ishte në përgjegjësi ka thënë: Duke iu referuar përgatitjeve për rastin e Drenicës, iu kërkoj që të kërkoni edhe nga Njësia Lëvizëse për t’iu ndihmuar në rast.Dy minuta pas këtij email-i, gjykatësi përgjegjës për njësinë në fjalë i dërgon email drejtuesit të Këshillit dhe 5 minuta pas këtij email-i, u.d së kryetarit jep vendim që të caktohet gjykatësi, e ‘pse të mos vendoset njëri nga gjykatësi në Njësitë Lëvizëse”shtoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close