Ambasada amerikane: Viktimat e dhunës seksuale meritojnë drejtësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar angazhim urgjent dhe të domosdoshëm për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka theksuar se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë meritojnë drejtësi.

“Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për të dhënë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i kërkuar të gjithë autorët e krimit të përgjegjshëm, pavarësisht nga prejardhja, përkatësia etnike ose lidhjet politike”, thuhet në publikimin e Ambasadës së Amerikës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që ditë më parë për herë të parë në kuadër të gjyqësisë së Kosovës është dënuar serbi ,Zoran Vukotiq i cili gjatë kohës së luftës kishte kryer dhunim në drejtim të një gruaje shqiptare.
Vukotiq u dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close