Helmimi në Deçan/IKSHPK:Deri sot nuk ka gjetur kontaminim eventual të ujit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është deklaruar sot rreth rastit të helmimit të qytetarëve në Deçan, të cilët dyshohej se kjo gjendje u erdhi nga uji i pijes.

Ramadani deri tashmë mohoi se mund të ketë kontaminim eventual të ujit, sipas analizave dhe rezultateve të deritashme.

Megjithatë ai tha se gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik është duke vazhduar.

”Të gjitha pistat janë të hapura. Mund të jetë infeksion viral, por derisa ne nuk e gjejmë ne nuk mund të gjejmë diagnozë e cila nuk është e përcaktuar në laborator si sëmundje infektive ose që ka të bëjë me kontaminim eventual të ujit”.

”Deri sot ne nuk kemi gjetur kontaminim të ujit. Nuk është e thënë se mund të gjenden dhe hulumtohen për atë gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close